|
Shkruar nga KosPress
|
|
E Martë, 16 Mars 2010 21:43 |
|
Google ka njoftuar se është duke vazhduar negociatat me autoritetet kineze mbi censurimin e përmbajtjeve në shërbimin për kërkime në Kinë.
Pas raportimeve se ajo pothuajse sigurt është duke u tërhequr nga Kina, Google ka njoftuar se është duke vazhduar negociatat me autoritetet kineze rreth censurimit të përmbajtjeve në portalin e vet për kërkime në Kinë - Google.cn. Përfaqësuesit e Google kanë theksuar se negociatat me autoritetet kineze nuk kanë përfunduar, por edhe se kompania është e vendosur në qëndrimet e saja për të mos pranuar auto-censurën. Është theksuar se kompania ende është duke mbajtur negociata aktive me kinezët dhe se tani për tani nuk dëshiron të bëj asnjë koment në lidhje me këtë çështje. Mirëpo agjencia zyrtare kineze Xinhua tanimë ka publikuar një koment në të cilin supozohet se largimi i kompanisë Google nga Kina është një gjë e sigurt. Në koment thuhet se planeti nuk do të ndalen së rrotulluari për shkak të largimit të Google, dhe se shfrytëzuesit kinezë edhe më tutje do të kanë qasje në internet edhe pa Google.
 |