Shqipëria në grupin D Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Diel, 07 Shkurt 2010 19:03

Franca, Bosnja, Rumania, Bjellorusia dhe Luksemburgu janë kundërshtarët e kombëtares shqiptare në eliminatoret e Euro 2012 që do të startojnë në shtator të këtij viti.

 

Shorti i hedhur në Varshavë i ka vendosur kuqezinjtë e drejtuar nga kroati Josif Kuzhe në grupin D. Të qenurit në vazon e pestë na ka vënë përballë skuadra të forta, si Franca e Domenek dhe surprizën e eliminatoreve të botërorit 2010, Bosnjën, duke mos harruar dhe Bjellorusinë e Rumaninë me të cilat kemi kujtime të hidhura, pas humbjeve në Tiranë dhe shkatërrimit në Bukuresht, të dyja këto sollën dhe largimin e Otto Baric nga pankina e kombëtares shqiptare.

Në grupin A ndodhet, Gjermania, Turqia Austria, Belgjika, Kazakistani dhe Azerbajxhani. Kundërshtare të lehtë ka rezervuar shorti për Rusinë, në Grupin B që do të ketë përballë Sllovakinë, Irlandën, Maqedoninë, Armeninë dhe Andorrën. Italia e Lipit benë pjesë në grupin C se bashku me Serbinë, Irlandën e Veriut, Slloveninë, Estonin dhe ishujt Faroe.

Grupi me i forte i këtyre eliminatoreve, të paktën ne letër duket grupi E ku ndodhen Holanda, Suedia, Finlanda, Hungaria, Moldavia dhe San Marino. Në Grupin F, Kroacia dhe Greqia do të jenë ato që do të luftojnë me shumë për vendin e parë, ndërkohë që bashkë me to në ketë grup ndodhen edhe Izraeli, Letonia, Gjeorgjia dhe Malta.

Anglia e Fabio Kapelos duket e favorizuar nga ky short pasi në grupin G ka përballë Zvicrën, Bullgarinë, Uellsin dhe Malin e Zi. Portugalia dhe Danimarka përsëri do të vihen përballë njëra-tjetrës. Ketë radhe të dyja këto skuadra do të kërkojnë kualifikimin direkt për ne fazën finale të Euro 2012.

Kampioni e Evropës në fuqi, Spanja ndodhet në Grupin I se bashku me Çekinë, Skocinë, Lituaninë dhe Lihtënshtejnin. Në fazën finale, që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë do të kualifikohen direkt skuadrat e para të çdo grupi dhe ekipi i vendit të dytë me rezultatet më të mira. Pjesa tjetër e skuadrave të vendit të dytë do të luajnë në fazën e plejoffit në muajin nëntor 2011.

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy