Bajram Fetai mrekulloi me dy gol Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Enjte, 04 Shkurt 2010 09:11

Futbollisti shqiptar, Bajram Fetai, me nënshtetësi të Danimarkës, mrekulloi me lojë në ndeshjen miqësore të zhvilluar në mes Nordsjaellandit dhe Malmos.

Ai me skuadrën e tij, Nordsjaellandin, që garon në elitën e futbollit danez, deklasuan me rezultat 6:0 skuadrën e elitës suedeze, Malmo. Fetai ishte protagonist i dy golave të parë, duke shënuar në minutën e 9-të dhe të 10-të për epërsinë 2:0. Në vazhdim të ndeshjes shënuan edhe futbollistët Nielsen (53’, 62’ e 86’) dhe Lawan 70’). Sulmuesi shqiptar dëshmoi formë të lartë dhe skuadra e tij ishte shumë më e mirë se ajo suedeze, në të cilën luan shqiptari Agon Mehmeti.

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy