Platini i vendosur: Zero tolerancë ndaj trukimeve Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Enjte, 04 Shkurt 2010 09:11

Rrezikojnë skuadrat e Vllaznisë dhe Tiranës, të akuzuara për trukim ndeshjesh në Kupat e Evropës vitin e shkuar.

Presidenti i organizmit më të lartë të futbollit evropian, UEFA, Mishel Platini, nënvizoi sot politikën e tolerancës zero kundrejt korrupsionit në futbollin evropian. Platini theksoi synimet e UEFA-s gjatë mbledhjes së fundit të Komitetit Ekzekutiv, të zhvilluar në La Valeta (Maltë). Skandali i shpërthyer në muajin nëntor, ku ishin të përfshira dhe dy ekipet shqiptare, Tirana dhe Vllaznia nën hetim për fiksim rezultati në impenjimet e tyre në Kupat e Europës, ka shërbyer si këmbanë alarmi për UEFA-n, e cila tashmë po përgatit masat drastike si kundërpërgjigje. Paltini ka këmbëngulur se do t’i shpallë luftë çdo lloj trukimi si në kompeticionet europiane, ashtu edhe ato kombëtare. “Do të përdorim të gjithë forcën tonë për të luftuar të korruptuarit në futboll. Në qoftë se dikush, qoftë edhe gazetarët, e dinë rezultatin e një ndeshjeje para se ajo të luhet, një gjë e tillë vret interesin për futbollin. Sinqerisht, ky është një problem serioz", tha Platini. Ndërkohë, presidenti i UEFA-s nuk ka nguruar të bëjë të njohura edhe masat e ashpra që do të merren ndaj të  implikuarve në trukimin e një ndeshjeje futbolli. “Cilido lojtar që do të vërtetohet se është pjesë e një trukimi të mundshem, nuk do të luajë më kurrë futboll”, tha Platini, i cili shtoi se "cilido gjyqtar i korruptuar  nuk do të mund të arbitrojë më kurrë. Cilido president apo trajner i implikuar në trukim nuk do të drejtojë më ose nuk do të stërvisë më asnjë klub. Ky është vullneti i presidentit dhe i Komitetit Ekzekutiv". UEFA ka ndërmarrë disa hapa të rëndesishem për një futboll pa trukime. Në këtë drejtim janë investuar shuma të mëdha në ngritjen e Sistemit të Zbulimit të Trukimeve lidhur me bastet ilegale (BFDS). Po ashtu, UEFA ka premtuar se do të mbajë nën kontroll të gjitha ndeshjet e kompeticioneve të saj, Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës, ashtu sikurse edhe të gjitha ndeshjet e kampionateve kombëtare të Kategorive I e II dhe kupave kombëtare. Gjithashtu, UEFA është duke siguruar ndihmë për hetuesit gjermanë që po hetojnë një skandal bastesh-futbolli në nivel europian dhe që po hetojne rreth 50 ndeshje në kompeticionet europiane, ndër të cilat edhe ndeshjet e dy skuadrave shqiptare, Tirana dhe Vllaznia.

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy