|
Shkruar nga KosPress
|
|
E Martë, 09 Mars 2010 23:40 |
|
Dalëngadalë, Zinedine Zidane mund te përfshihet plotësisht ne boten e futbollit, tashme jashtë fushës se blerte.
Pasi pranoi ofertën e Florentino Perez per te punuar tek Real Madrid ne rolin e keshilltarit, Zizu mund te hedhe një hap me tej, duke marre drejtimin e pankines se kombëtares se Algjerisë. Presidenti Abdelaziz Bouteflika ka deshire t’ia dorezoje kombetaren pas Boterorit 2010 ku Algjeria do drejtohet nga Rabah Saadane. Sipas gazetes franceze “Sud Ouest”, ish futbollisti i Juventusit dhe Realit te Madridit qe u prit bashke me familjen nga kreu i shtetit algjerian, kerkoi kohe te reflektoje rreth ketij propozimi.
 |