Mesiç: Kufijtë e Ballkanit janë zgjidhur Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Hënë, 08 Shkurt 2010 16:54

Presidenti kroat në largim, Stjepan Mesiç, në një intervistë dhënë BBC-së tha se çështja e kufijve në Ballkan përfundimisht është zgjidhur. Sipas tij, Beogradi nuk është e thënë ta njohë Kosovën, por nuk guxon të pengojë të tjerët të komunikojnë me të.

Marrëdhëniet mes Prishtinës, respektivisht Kosovës dhe shteteve të tjera përcaktohen me marrëveshje ndërshtetërore, ka thënë Mesiç.

“Unë kam qenë në Kosovë. Ata tani kanë nevojë për t`u zhvilluar. Dhe, bashkësia ndërkombëtare e sidomos Evropa duhet të mbajnë llogari që në Kosovë të aktivizohen të gjitha potenciale e tyre ekonomike dhe para së gjithash potencialet njerëzore.

Mesiç ka potencuar se serbët që kanë braktisur Kosovën, mund të kthehen kur të duan, “unë kam parë aktet normative të Kosovës ku sigurisht sot ekziston mbrojtja më e mirë e pakicave kombëtare”. Kosova, sipas tij, ka standardet më të larta të mbrojtjes së pakicave që ekzistojnë sot në Evropë.

Ndërkaq, Mesiç duke bërë një vështrim për Bosnjën ka thënë se çështjet e hapura duhet të zgjidhen përmes negociatave e jo shkëputjes së Republika Serpskës. /KosPress/

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy