Haiti ka nevojë mbi 11 miliardë $ Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Mërkurë, 17 Mars 2010 18:15

Qeveria haitiane dhe agjenci të ndihmave ndërkombëtare kanë vlerësuar se 11.5 miliardë dollarë do të jenë të nevojshme për rindërtimin e vendit pas tërmetit shkatërrues në janar.

 

Ata thonë se paratë do të jenë të nevojshme për rregullim të plotë të vendit të varfër përveç rindërtimeve të ndërtesave të rrafshuara nga tërmeti. Propozimet do tu prezantohen donatorëve në një konferencë të madhe për Haitin në Nju Jork në fund të marsit.

Tim Dixon eshte Profesor i Gjeologjise dhe Gjeofizikes ne Universitetin e Majamit dhe ka qene i përfshirë në studimet për shtresat nëntokësore që shkaktuan tërmetin e Haitit të viteve 1990. Ai do të kryesojë një konferencë ndërkombëtare me politikanë, shkencëtarë dhe punonjës të ndihmës për rindërtimin e Haitit.

Ai thotë se Haiti ka nevojë për shumë ndihma. "Ka pasur nevojë për ndihmë edhe përpara tërmetit dhe sigurisht që akoma më shumë nevojë ka tani. Kjo është një tragjedi e madhe por shpesh bashkë me tragjeditë vijnë edhe shanset", thotë Dixon.

Ai thotë se raporti i OKB-së, bën një vlerësim që është shumë i arsyeshëm. "Unë do të doja ta shikoja Haitin që të rindërtohej në një mënyrë krejt ndryshe. Sic e dini shumë ndërtime në Portoprins, nuk ishin ndërtuar sipas standardeve moderne për t'i rezistuar tërmeteve", thotë Dixon.



Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy