|
Shkruar nga KosPress
|
|
E Hënë, 15 Mars 2010 17:03 |
|
Kryeministri i Tajlandës, Abhisit Vejajiva, ka refuzuar një ultimatum nga protestuesit anti-qeveritars për të thirrur zgjedhje të parakohshme.
Një numër i madh i protestuesve anti-qeveritarë në Tajlandë janë mbledhur jashtë kazermave të ushtrisë në kryeqytet, Bangkok, ku thuhet se ndodhet kryeministri. Ata kërkojnë nga ai që të jep dorëheqje dhe të thërrasë zgjedhje por zoti Abhisit ka dalur në televizionin kombëtar ku ka thënë nuk mund të pranojë kërkesën e tyre. Ai tha se zgjedhjet duhet të mbahen sipas rregullave të përbashkëta dhe të jenë të qeta. Abhisit tha se zgjedhje të përgjithshme që do të sillnin paqën dhe rendin në vend dhe nga të cilat vërtetë do të përfitonte shteti duhet te jenë ato rreth të cilave bien dakort të gjitha palët. "Zgjedhjet e ardhshme do të zhvillohen në kushte paqësore dhe askush nuk mund të del me një reagim që do të përmbushte të gjitha këto kushte deri në mesditë sot "- tha kryeministri aktual i Tajlandës, Abhisit Vejajiva. Protesta e madhe deri tani ka qenë e qetë, por korrespondenti i BBC në Bangkok thotë se nuk ka asnjë shenjë që të sugjeroje se ndonjëra prej palëve do të bëjë komprmois. Shumë prej protestuesve janë mbështetës të ish kryeministrit, Thaksin Shinawatra.
 |