|
Dhurata Gjika
Shqiptarë dhe shqiptare! Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar buron prej Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar, i reformuar më 28 nëntor 2009, me rastin e Konferencës Riorganizuese të FBKSH-së. Si organizatë legale, e regjistruar në Tiranë dhe Prishtinë, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar ka marrë përsipër më tutje misionin e vështirë të ribashkimit kombëtar të Popullit Shqiptar. Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i përkushtohet kështu zgjidhjes së problemit kryesor që e ka populli shqiptar, copëtimi, shtypja dhe kolonizimi i huaj nga pushtuesit dhe kolonizatorët serbë, sllavo-maqedonas, malazezë dhe grekë. Ky problem është jetik, sepse në mungesë të lirisë, në kushte robërie, nuk mund aspak të shkojë përpara zhvillimin dhe përparimin e popullit shqiptar. Shqiptarë dhe shqiptare! Sot, qarqe të ndryshme të Evropës Plake shesin mend se ribashkimi kombëtar mund të bëhet vetëm me integrimet euro-atlantike (anëtarësim në BE dhe në NATO). Nuk është aspak e vërtetë një gjë të tillë! Krijimi i një shteti të vetëm kombëtar duhet t’i paraprijë cilitdo proces integrimi në organizatat ndërkombëtare të lartpërmendura. Pa një ekonomi të fortë, të gatshme të bëjë ballë konkurrencës së rreptë, pa zvogëlimin e kriminalitetit të organizuar dhe korrupsionit të institucionalizuar shtetet e Evropës Juglindore mund vetëm të ëndërrojnë dhe të pranojnë premtime, por jo të anëtarësohen në BE. Kjo nuk u bë brenda natës as në kushtet normale të një kombi që nuk vë më përpara çështjen e krijimit të shtetit-komb të tij. Nga moment që shqiptarët jetojnë më shumë në sundimin dhe kolonializimin sllav dhe më shumë se gjysma e territorit etnik shqiptar, në një gjendje të tillë mjerane, nuk mund të ecë më asnjë hap përpara drejt realizimit të reformave, drejt modernizimit dhe demokratizimit të Shqipërisë gjysmake, por mund vetëm të vazhdohet me simulimet, të cilat asnjëherë nuk do të konsiderohen bazë reale për inkuadrimin e shtetit të pjesëtuar shqiptar në organizatat ndërkombëtare. Pikërisht situata koloniale e shqiptarëve që janë në Kosovën historike është pengesë për Shqipërinë. As Kosova “e pavarur”, akoma nuk është sovrane, si pasoje e kësaj nuk mund të zhvillohet. Misioni i BE-së në Kosovë – EULEX – ushtron vendimmarrjen në fushët kryesore të një shteti – policia dhe gjyqësorja, si pasojë, klasa politike sot në “udhëheqje” zbaton më të gjerë gjithë urdhrat e Evropës Plake në veshje të reja të Bashkimit Evropian. Krijimi i komunave serbe, “decentralizimi” (lidhjet “horizontale” midis komunave serbe dhe “vertikale” me Beogradin), prania e huliganëve dhe paraushtarakëve serbë në këto komuna krijon kushte tepër të rënda të kontrollit të padrejtëpërdrejtë një pjesë të madhe të Kosovës nga ana e Serbisë. Shqiptarë dhe shqiptare! Sot, ribashkimi kombëtar bëhet alternativa e vetmë e pranueshme. Përballë padrejtësive të reja dhe të vjetra që po i bëhen popullit shqiptar nga Evropa Plake nuk duhet heshtur, nuk duhet ulur kokën, por duhet vepruar me organizim aktiv, ashtu siç na mëson historia e lavdishme e Lidhjes së Prizrenit, Lidhjes së Pejës, e vargut të atdhetarëve që kurrë nuk janë përkulur para peshës së vendimeve të padrejta që Fuqitë të Mëdha i kanë vjellë kundër popullit shqiptar dhe zgjidhjes së drejtë të çështjes së tij kombëtare. Me ribashkimin kombëtar, shqiptarët do të kenë sofrën plotë, sepse atë që nuk e ka Shqipëria, e ka Kosova dhe anasjelltas. Nuk do të jetë me vuajtje, nuk do të jetë më mjerim, të gjithë shqiptarët të mërguar do të kenë vend të kthehen në Atdheun e tyre të përbashkët! Përpara drejt ribashkimit kombëtar! Shqipëri Etnike, kurrgjë tjetër! (Autorja është Kontribuuese e Agjencisë së Lajmeve KosPress)
|