Pektina rrit imunitetin Shtyp
Shkruar nga KosPress   
E Hënë, 08 Mars 2010 22:50

Pektina, një heteropolisaharid që gjendet në përbërjen e mollës, mund të zvogëlojë gjendjet inflamatore të lidhura me mbipeshën dhe të stimulojë sistemin mbrojtës të organizmit, bëjnë të ditur disa studime të reja.

 

Në hulumtimin e zhvilluar në minj, ata janë ushqyer me pak yndyra dhe kanë marrë ose pektin ose celulozë gjatë një periudhe prej 6 javësh. Pas kësaj, minjve u është injektuar një endotoksinë e cila ka nxitur sëmundje.

Dy orë pas injektimit, minjtë të cilët kanë konsumuar pektinë kanë qenë në gjendje më të mirë shëndetësore dhe janë shëruar shumë më shpejt krahasuar me grupin tjetër. Autorët e studimit thonë se pektina nxit krijimin e proteinave anti-inflamatore dhe në këtë mënyrë forcon sistemin imun të organizmit.

Shpërndaje