Shkarko




Arrestohen reketuesit e biznesmenëve Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Enjte, 18 Mars 2010 18:52

Departamenti Kundër Kriminalitetit të Organizuar ka arrestuar në flagrancë dy persona, të cilët kanë kërcënuar biznesmenë të ndryshëm podujevas, duke iu kërkuar para.

Të arrestuarit janë N. O. (1981) dhe E. O. (1986), të dy nga rajoni i Podujevës, bën të ditur policia, nëpërmes një komunikate për shtyp.

“Më 17 mars, Departamenti Kundër Kriminalitetit të Organizuar, pas një hetimi intensiv ka ndërmarrë operacionin e koduar me emrin ‘Apollonia’ dhe ka arrestuar në flagrancë dy të dyshuar, të cilët në mënyrë sistematike kanë kryer veprat penale të Detyrimit dhe Kërcënimit, duke kërkuar para nga biznesmenë te ndryshëm të Rajonit te Podujevës”, saktësohet në komunikatë.

Te dyshuarit kanë kërkuar që atyre t’u ofrohen para të gatshme nga biznesmenët, në të kundërtën i kanë kërcënuar se do t’ua rrëmbenin familjarët, do t’ua shkatërronin bizneset e të ngjashme.

“Gjatë operacionit policore është arritur që të identifikohen dhe te arrestohen dy personat e dyshuar të involvuar në dy vepra të kundërligjshme, atë të Detyrimit dhe të Kërcënimit. Në njërin rast janë kërkuar nga viktimat 50 000 Euro dhe në rastin tjetër janë kërkuar 10 000 Euro”. Gjatë operacionit janë konfiskuar edhe prova materiale, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e këtyre veprave penale. /Express/



Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy