Mustafaj: Vendimi i gjykatës, asnjë pasojë me Greqinë Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Diel, 07 Shkurt 2010 19:15

Ish ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj deklaron se vendimi i Kushtetueses për të rrëzuar paktin detar me Greqinë nuk do të sjellë asnjë pasojë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Mustafaj theksoi se marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke nuk përputhej me Kushtetutën ndërsa nënvizoi nevojën që marrëveshja e rinegociuar të jetë më e mirë për të dyja palët.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk do sjellë asnjë pasojë me Greqinë.Nuk ka arsye të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve” theksoi Mustafaj.
Ish ministri i Jashtëm deklaroi se debatet për paktin me Greqinë duhet të zhvillohen në kuvend.

Gjykata Kushtetuese rrëzoi disa ditë më parë me votim unanim 9-0, marrëveshjen e përcaktimit të kufirit detar me Greqinë. Gjykata Kushtetuese theksoi se, në projekt-marrëveshje u konstatuan shkelje procedurale dhe substanciale që bien në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventën e Tretë Ndërkombëtare të OKB-së për të Drejtën e Detit të vitit 1982.

Anëtarët e Kushtetueses pranuan kërkesën prej 13 faqesh që Partia Socialiste depozitoi në datën 20 tetor 2009 pranë këtij institucioni, me objekt shqyrtimin e pajtueshmërisë me ligjin themeltar të shtetit të paktit detar shqiptaro-grek. /VOA/KosPress/

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy