Ilir Meta: Kërkesat e PS-së absurde Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Diel, 07 Shkurt 2010 19:08

Kreu i LSI-së ka akuzuar sot liderin PS-së, Edi Rama për dalje nga realiteti, ndërkohë që ka deklaruar se presionet verbale nuk çojnë askund.

"Nuk mendoj se presionet verbale janë ato që çojnë proceset përpara, apo çfarëdolloj presionesh të jenë. Theksoj dhe njëherë se është fatkeqësi kur një politikan del nga realiteti, është bukur për të, por përsëri është fatkeqësi për të, kur sheh ëndrra me sy hapur"- tha ai.

Ai ka shtuar më tej se respekton pozitën kushtetuese të Presidentit Topi, por nuk ka dashur të bëjë asnjë koment lidhur me rolin e tij si negociator për zgjidhjen e krizës politike në vend dhe uljen përballë të Ramës e Berishës.

"Nuk dua të bëj asnjë koment për rolin e Presidentit, pasi unë duke e respektuar pozitën e tij kushtetuese mbi palët dhe angazhimin tij të shprehur në mënyrë të vazhdueshme për të kontribuar në ecjen para të vendit, përmes një dialogu sa më të frytshëm që inkurajon të gjithë të bëhen pjesë e këtyre proceseve integruese"- tha Meta. /KosPress/

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy