Vdes Xhelil Pajaziti, anëtar i KQZ Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Diel, 07 Shkurt 2010 18:20

Ka vdekur në moshën 69-vjeçare anëtari i Komisionit Qendror Zgjedhor nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhelil Pajaziti.

Duke ngushëlluar familjen Pajaziti, kryeministri Thaçi ka rikujtuar se Xhelili, vëllai i Kadri Zekës, rrjedhë nga një familje atdhetare dhe ishte veprimtar i devotshëm i çështje kombëtare.

Biografia e Xhelil Pajazitit

Xhelil Pajaziti u lind në fshatin Poliçkë të komunës së Dardanës, më 19 janar të vitit 1941. Ishte gjenerata e parë e normalistëve të Kosovës ( mësues i kualifikuar). Më pas ka studiuar Fakultetin Juridik dhe është diplomuar në vitin 1979.

Deri në vitin 1980 ka punuar në fushën e arsimit. Po në këtë kohë, largohet nga procesi mësimorë me etiketën si i papërshtatshëm politikisht dhe caktohet të punojë në Ndërmarrjen Bujqësore të ish- Kamenicës ( Dardanë). Pas mbarimit të luftës më 1999, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK), ka udhëhequr Drejtoratin për Administratë në Gjilan dhe në Ministrinë e Shërbimeve Publike.

Në zgjedhjet e para lokale ishte anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2001 ishte anëtar i GZAP–it, i caktuar nga Ambasadori i OSBE-së. Nga viti 2002 deri më 5 janar të vitit 2005, ishte Këshilltar Ligjor i Ministrit të Shërbimeve Publike, Jakup Krasniqi.Xhelil Pajaziti ishte veprimtar i hershëm politik: para viteve të 90-ta dhe gjatë këtyre viteve.

Ka qenë bashkëpunëtor i gazetës ilegale “Zëri i Kosovës”, që është botuar në perëndim. Ka shkruar artikuj të shumtë lidhur me gjendjen politike dhe kombëtare të shqiptarëve nën ish-Jugosllavi. Pas luftës, poashtu ka shkruar nëpër gazetat e përditshme artikuj të shumtë lidhur me proceset e rëndësishme në Kosovë.

Që nga viti 2004 ishte anëtar i Komisionit Qendror Zgjedhor. Po ashtu ishte edhe Këshilltar Ligjor i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës. Prej vitit 1970 ka jetuar në Gjilan. /KosPress/

 

 

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy