Krasniqi: Qeveria të mos merr vendime në kundërshtim me ligjin Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Hënë, 08 Shkurt 2010 17:58

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi tha sot se qeveria duhet të respektojë ligjin dhe mos të marrë vendime që janë në kundërshtim me ligjin. Deklarata e kryeparlamentarit vjen pas vendimit të qeverisë për rritje të pagave të ministrave që janë deputetë në mënyrë retroaktive, dhe pas protestave gjithnjë e më të shpeshta me motive sociale.

Kreu i organit më të lartë legjislativ në vend Jakup Krasniqi, i ka kërkuar sot ekzekutivit të vendit që të mos merr vendime që janë në kundërshtim me ligjin. Kryeparlamentari i Kosovës duke folur për vendimin e qeverisë të dhjetorit të vitit të kaluar, për rritje të pagave në mënyrë retroaktive të ministrave që janë njëkohësisht edhe deputetë, tha se nuk është mirë që të merren vendime të kundërligjshme. Kjo sidomos në kohën kur në vend kanë filluar të rriten pakënaqësitë e punëtorëve të sektorit publik.

“Si Parlament dhe institucione jemi të obliguar që të respektojmë ligjin. Lexojini ligjin dhe shihni se ka plot vendime që janë në shpërputhje me ligjin Nuk është mirë që asnjëherë dhe në asnjë kohë të merren vendime nga ekzekutivi që bien ndesh me ligjin. Parlamenti i vendit kërkon respektimin e ligjit nga të gjitha institucionet dhe jo vetëm nga Qeveria”, tha Krasniqi.

Por, për vendimet e kundërligjshme të qeverisë, sidomos në rastet e krijimit të beneficioneve në paga dhe mëditje dhe privilegjeve tjera për vetë strukturën e saj, sipas Krasniqit, mbeten çështje që duhet të merret sistemi gjyqësor më shumë se sa Parlamenti i vendit. “Ne nuk jemi prokurori dhe as gjykatë që të veprojnë ndaj vendimeve të kundërligjshme. Ne përmes formave të debatit, interpelancave kontrollojmë ekzekutivin dhe veprimet e tij”, tha Krasniqi.

Derisa përbërja e ekzekutivit dhe legjislativit kosovar vazhdimisht kanë treguar tendenca të rritjes së pagave dhe benificioneve tjera për anëtarët e tyre, në vend po rriten gjithnjë e më shumë pakënaqësitë sociale të punëtorëve në sektorin publik. /rtk/

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy