Ivanoviç: Serbia do rezistojë për Mitrovicën e Veriut Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Diel, 07 Shkurt 2010 19:21

Ekipi përgatitor për komunën veriore të Mitrovicës mund të hasë në rezistencë të organizuar të Beogradit që në fillimin e punës së tij.

Ekipi i emëruar nga përfaqësuesi civil ndërkombëtar, Pieter Feith, ka mandat teknik për të përgatitur të gjitha resurset, pasuritë dhe strukturat administrative që nevojiten për krijimin dhe funksionimin e ardhshëm të komunës së re të Mitrovicës veriore.

Ekipit do t’i bashkohet edhe nga një përfaqësues i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, një përfaqësues nga komuna jugore dhe një përfaqësues nga Zyra Civile Ndërkombëtare, saktëson komunikata.
Por Oliver Ivanovic thotë se serbët në atë pjesë e njohin vetëm autoritetin e UNMIK-ut si mbikëqyrës të funksionimit komunës së veriut.

“Ne e kemi UNMIK-u si mbikëqyrës dhe nuk na pengon ajo aspak dhe ne i kemi njerëzit e zgjedhur”, ka thënë ai, duke ia bërë me dije Qeverisë së Kosovës se serbët “nuk kanë nevojë për një komunë të krijuar nga Prishtina. Ne e kemi UNMIK-u si mbikëqyrës dhe nuk na pengon ajo aspak dhe ne i kemi njerëzit e zgjedhur”, ka thënë ai, duke ia bërë me dije Qeverisë së Kosovës se serbët “nuk kanë nevojë për një komunë të krijuar nga Prishtina.

“Ne nuk kemi nevojë aspak për komunë të re të krijuar nga Qeveria e Kosovës, aspak, sepse të gjitha shërbimet që kemi nevojë i ofron komuna aktuale së bashku me UNMIK-un”, ka thënë Oliver Ivanovic. /KosPress/

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy