LDD: Zgjedhjet sivjet, zgjidhja e vetme Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Shtunë, 06 Shkurt 2010 22:48

Lidhja Demokratike e Dardanisë përsëriti sot kërkesën për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë këtij viti, si zgjidhja e vetme që të ndërpritet "degradimi i vendit”.

Sekretari i Përgjithshëm i LDD-së, Lulzim Zeneli, sot në një konferencë për gazetarë, kritikoi Qeverinë e udhëhequr nga Hashim Thaçi për premtime të rrejshme ndaj qytetarëve.

“LDD, duke parë se pushteti aktual nuk ka vullnet politik për t’u përballur me realitetin dhe për ta tejkaluar këtë gjendje të rëndë, konsideron se alternative e vetme mbetet që viti 2010 të jetë vit i zgjedhjeve nacionale, në mënyrë që të ndërpritet shkalla e degradimit të vendit dhe e dëmit, që sot po i bëhet Kosovës”, ka thënë Zeneli.

Sipas tij, pushteti aktual nuk ka vullnet politik për t’u përballur me realitetin dhe për të tejkaluar gjendjen e rëndë të krijuar në Kosovë. Duke komentuar zhvillimet e fundit në Kosovë pas protestës së policëve, Zeneli theksoi se LDD-ja mbetet e shqetësuar që qeverisja po vazhdon t’i mbyllë sytë karshi sinjaleve ndërkombëtare dhe kërkesave të qytetarëve.

“LDD-ja mbetet e shqetësuar që pushteti aktual injoroi dhe vazhdon t’i mbyllë sytë karshi sinjaleve ndërkombëtare, kërkesave dhe porosive të qytetarëve të vendit dhe në vend të kësaj, qeverisja aktuale zgjodhi rrugën e shantazhit dhe manipulimit të opinionit publik përmes premtimeve false”, ka thënë Zeneli, transmeton KosovaPress.

Vendos në FaceBook

Facebook
Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy