|
Shkruar nga KosPress
|
|
E Hënë, 15 Mars 2010 16:40 |
|
Megjithë dallimet ekzistuese për Kosovën mes Shqipërisë e Serbisë, të dyja vendet janë të vendosura të bashkëpunojnë në zhvillimet rajonale, si pjesë e proceseve integruese në Bashkimin Evropian, tha Ilir Meta.
Duke folur për Kosovën shefi i diplomacisë së Shqipërisë theksoi se “ndonëse udhëheqësit e Kosovës janë aktivë në procesin e njohjeve edhe Shqipëria është e angazhuar të japë kontributin e saj në këtë drejtim”. Deklarata e ministrit të jashtëm të Shqipërisë u bë gjatë një konference shtypi që Meta zhvilloi gjatë ditës, pas përfundimit të vizitës së tij në Serbi.
 |