Titujt Lajme
- Sejdiu nuk mund ta “ngrijë” dy herë postin
- Krerët e Kosovës nga e diela në New York
- Berisha: Të vendosur për autonominë e arsimit të lartë
- Tragjedi në Tiranë, vdesin në pus dy vëllezër
- Jakshiq: Kosova e pavarur realitet që do pranuar
- Meta: Salvadori të bashkohet me vendet që kanë njohur Kosovën
- Rezoluta serbe destruktive dhe luftënxitëse
- Shqipëri, Kuvendi nis punën pa hetim
Marketing
| Këmbëngulja për ta gjetur veten |
|
|
| Shkruar nga KosPress | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
| E Martë, 29 Shtator 2009 10:46 | |||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
Ardian Kajtazi u lind më 1984 në Prishtinë të Kosovës, në lagjen „Kodra e diellit“ (Sunnyhill). Për shkaqe të njohura të krizës politike në Kosovë, së bashku me familjen, që nga viti 1995 emigron në Gjermani. Që në moshën e re shquajti talentin e tij për këngën dhe muzikën. Më pastaj në një atmosferë të gjallë familjare së bashku me motrën Albulenën (që njihet me emrin krijues Lena Z beat dhe Argjirën e njohur me emrin prej artisteje Gjira më vitin 2004 themelojnë shtëpinë botuese muzikore „Sunnyhill Music“ . Gjatë vitit 2005 Ardiani shkëlqeu me këngën e tij kënduar në anglisht „Why“ e cila edhe sot e kësaj dite me sukses degjohet e pëlqehet. Kohët e fundit Ardiani së bashku me Lena Z beat dhe Dirrty Deft e disa kompozitorë të tjerë, është duke punuar ne disa projekte, në vazhdën e muzikës RnB në skenën muzikore gjermane, ndërkombëtare dhe shqiptare. Ka pasur disa prezantime të suksesshme live në Zvicër dhe Gjermani, ndërsa në Zürich të Zvicrës, për herë të parë prezantoi hitin e tij tashmë të mirënjohur „Fshij lotët moj nënë“… Paralelisht është duke i finalizuar një mori këngësh në shqipe dhe anglisht, ndërsa videoklipi më i ri i këngës “Nuk është lojë”, në muzikën e Done Beatz , dhe me tekstin e komponimin e vijës melodike të vokalit nga vetë Ardiani, ( praktikë kjo që është ndjekur në të gjitha këngët e tij) , dhe në produksion të “Sunnyhill Music“ tashmë është lansuar online edhe si videoklip në: (You Tube , Myspace..) Pra, videoklipi i këngës “Nuk është lojë” u promovua sukseshëm këtë verë në RTV 21 dhe u është ofruar edhe mediumeve radiotelevizive shqiptare në Kosovë me synimin që kënga e tij të përfitojë sa më shumë artdashës të muzikës së mirëfilltë RnB. Ky ishte edhe shkasi për intervistën e parë dhënë opinionit tonë. Zëri i Shqiptarit: Mund të na bëni një prezantim të shkurtër të portretit tuaj krijues? Ardian Kajtazi: Unë jam një i ri tashmë 25 vjeçar i lindur në Prishtinë, ku kam pasur fatin të bëj vetëm 4 vjet shkollim fillor dhe pas emigrimit në Gjermani kam vazhduar shkollimin atje... Talentin për këngën, madje talentin për të bërë këngë, e kam nisur që nga Kosova, dhe me të ardhur në Gjermani, ishte vendimtare kitara qe e fitova si dhuratë për ditëlindje nga prindërit që ai të vetëzhvillohej!... Ishte vendimtar edhe prezantimi i talentit tim nga një gazetar që atëbotë, pra që në 1996 mikrofoni i tij kishte zënë një këngë timen, që duke e prezantuar në një radio të Kölnit, ku emetohej një emision në gjuhën shqipe, ka ndikuar shumë në motivimin tim prej fëmije... Ende më kumbon në kujtime refreni i asaj kënge që e kisha bërë vet, që shikuar nga perspektiva e sotme mund të them si ishte edhe një vizion: “...Do të vijë një ditë e uruar/ kur të gjithë shqiptarët do t´i gjejë të bashkuar!...” Atëbotë ishte barra e rëndë e jetës së bërë në Kosovë që e kishim mbi vete dhe ajo shpërthente edhe në këngët e mia, sepse e kisha shumë vështirë të pajtohesha me shkëputjen nga vendlindja, me humbjen e lidhjeve me familjen e gjerë, me shokët e fëmijërisë... Të adaptohesha në ambientin e ri, kur nuk e dije as një fjalë gjermanisht, nuk ishte e lehtë!... Ky ishte fillimi im dhe kënga u bë miku më i mirë që më shoqëronte ngushëllonte në atë kohë vetmie... për të vazhduar deri më tani... Zëri i Shqiptarit: Keni filluar që herët të merreni me muzikë? Ardian Kajtazi: Po, që nga mosha 10 vjeçare kam bërë përpjekje që të vetëzhvillohem... Bëra një kurs mësimi për kitarën dhe ajo më dëgjonte kur unë krijoja këngët e mia, tekstet e mia të këngëve... Në fillim kam kënduar këngë shqip, nuk e harroj këngën kushtuar “Venerës” dhe “Do të vijë një ditë e uruar!”, ndërsa pastaj pasojnë përpjekjet e mia që të këndoj në anglisht e ndonjëherë gjermanisht... E kësaj faze është kënga ime e parë e realizuar në studio profesionale “Why” që ka kohë që bënë jetën e saj aktive në internet ... Por, pas një përvoje disa vjeçare këngëtimi në anglisht dhe gjermanisht, këto tre vjetët e fundit iu kam kthyer këngëtimit shqip dhe me përvojën e arritur së pari në anglishte kam arritur që atë ta bartë edhe në shqip dhe besoj se ato shquhen për një origjinalitet të veçantë... Zëri i Shqiptarit: Çfarë sjellni tek adhuruesi tuaj përmes këngës? Ardian Kajtazi: Pikësëpari përpiqem që ajo të trajtoj momente të ndjeshme të jetës sonë bashkëkohore, posaçërisht bota emocionale e të rinjve tanë që ndërlidhet më jetën, dashurinë, gëzimet dhe thyerjet shpirtërore që ajo sjell, po edhe tema më të gjera jetësore. Në numrin e madh të këngëve të mia, ku tekstet dhe vijën melodoke të këngëtimit i krijoj vet në bazë të “bitit”, si po i themi ne sot, pra linjes muzikore që e bëjnë kompozitorët, edhe unë bëhem një krijues aktiv i këngës, sepse linjat kompozuese të vokalit i krijoj vet, duke arritur kështu që vetë të jap atë tingëllimin origjinal dhe të përjetuar nga zëri im. Pra muzika ime do të thosha se shquhet për ofrimin e një kënaqësie të veçantë,( entertaiment), dhe një nivel të arrirë muzikor, ku mbizotëron harmonia. Kjo harmoni vokale shpesh e gërshetuar me shumëzërshmëri, të gjitha të kënduara vetë në tonalitete të ndryshme, ato i bënë më dinamike, më kumbuese, duke e plotësuar vijën melodike, edhe në rastet kur ajo mund të jetë shumë e thjeshtë. Gërshëtimi maksimal i muzikës me vijën melodike të këngëtimit, pra vijës melodike të vokalit, dhe harmonizimi i tyre, janë kritere që i përcjell me një koncept rigoroz të harmonisë që tashmë më duket se e kam kultivuar deri në një ndjesi spontane dhe intuitive... Zëri i Shqiptarit: Kryesisht këndoni në zhanrin “RnB”, pëlqeni edhe ndonjë zhanër tjetër? Ardian Kajtazi: Unë jam rritur me këtë muzikë...Pos “RnB” me dëshirë këndoj e kompozoj edhe “Soul”... edhe ndonjë tashmë me elemente të gërshetuara të “Popi”- it apo “Hip-Hop” - it, por më dëshirë i gërshetoj elementet e”RnB” dhe “Soul”... Zëri i Shqiptarit: Me cilët kompozitorë dhe tekstshkrues bashkëpunoni? Ardian Kajtazi: Muzikën, apo tjesht “beats”, si po i themi sot, i kam pasur nga Lena Z beat , Don beats, Dirty Deff e ndonjë tjetër, ndërsa mbi bazën e tyre jam unë vetë që i krijoj tekstet e vijën melodike të vokalit, kjo bënë që edhe unë të ndjej thellësisht veten edhe si krijues të këngës, që do të thotë se nuk jam vetëm një këngëtar interpretues që e reprodukon atë që i ofron vetëm kompozitori!... Në studion time të punës krijuese bëj punë shumë komplekse muzikore, dhe vetëm kjo më ofron kënaqësi të veçantë... Zëri i Shqiptarit: Tani keni lansuar videoklipin e këngës “Nuk është lojë”, klipi është i veçantë në llojin e tij. Ku e keni xhiruar atë dhe sa kanë zgjatur filmimet? Ardian Kajtazi: Po pas një mori këngësh të realizuara në shqip, nuk e kisha lehtë që të përzgjedh këngën e parë për ta realizuar në videoklip. Doja që të gjej diç të veçantë që i shkon edhe sezonit . Kuptohet së koncepti si do të dukej videoklipi ka kërkuar më shumë kohë për ta ideuar, ndërsa edhe parapërgatitjet dhe skenave dhe ambienteve ku është dashur të bëhen xhirimet janë bërë asisoj që puna teknike e xhirimeve të mos na marrë më shumë se një ditë. Ato janë bërë në Gjermani, ndërsa poashtu edhe montimi mbi bazën e një rgjisure, që e kemi realzuar së bashku më producentën time Lena Z beat dhe shtëpinë botuese “Sunni-hill” do të kenë zgjatur më shumë... Promovimi i parë u bë në emisionin “Randevu” të RTV 21, ku kam qenë shumë i mirëpritur, dhe besoj se kjo këngë tashmë do të transmetohet edhe në RTV të Kosovës dhe radiotelevizionet e tjera... Zëri i Shqiptarit: Ju këndoni edhe në gjuhën angleze, ku e gjeni veten me mirë në gjuhën shqipe apo angleze? Ardian Kajtazi: Si fëmijë kam nisur me këngëtimin në shqip... Në Gjermani pastaj kam sprovuar vetën vazhdimisht me këngëtimin në anglisht dhe kam edhe disa këngë të kënduara gjermanisht. Vërtetë kam pasur si synim, që për mua ende është parësor, që të depërtoj edhe në skenën ndërkombërtare me këngët e mia, dhe kjo, si të shumë këngëtarë të nacionaliteteve të ndryshme, është më shumë e mundshme të arrihet përmes këngëtimit anglisht!... Por viteve të fundit po e ndjej se krijimi e këngëtimi në shqipe është më i dashur, më i përjetuar, edhe pse i zbërthyer me një gjuhë fare të thjeshtë, më ka dhënë një nxitje e kënaqësi edhe më të madhe për ta sprovuar vetën në muzikë... Zëri i Shqiptarit: Interpretimi në skenë “live” prore është një sfidë për këngëtarin... Jeni i guximshëm në skenë? Ardian Kajtazi: Skena të ofron një përjetim të veçantë, sidomos me këngëtimin “Live”, që unë e dua shumë, sepse sot po bëhen shumë komentime e thashethemnaja për kualitet reale te vokalit të shumë këngëtarëve interpretues!.... Unë i përkas kategorisë së këngëtarëve krijues, spse, po e përseris tashmë disa herë, unë bëj vetë komponimin e vijës melodike të vokalit, dhe kjo më jep një kënaqësi e liri të shprehurit edhe në interpretimin “Live”. Kjo besoj se të sfidon edhe më shumë që të ofrosh sa më të kompletuart vetveten dhe kjo donë edhe guxim për ta zotëruar skenën. E kam si qëllim të punës sime të mëtejshme që projektet e mia me kohë të interpretohen “Live” edhe me muzikën e interpretuar nga bendi. Kjo më krijon një emocion të veçantë dhe kështu nuk u krijohet hapësirë fare përfoljeve për kualitetet reale të këngëtimit!....Sot përflitet se të gjitha mund t´i bëj muzika e kompjutorizuar, madje të bënë edhe këngëtar edhe nëse nuk di të këndosh!?..., por kualiteti real e origjinal i vokalit dallohet e përcaktohet shumë lehtë edhe kur ai tashmë me teknikën e komjutorizuar të incizimit në studio përplotësohet me efekte teknike që mundëson ndonjëherë zhanri përkatës muzikor. Zëri i Shqiptarit: Projekti më i afërt? Ardian Kajtazi: Kontakti i vënë me rastin e promovimit të videoklipit të këngës “Nuk është lojë” me RTV 21 më krijoj një mundësi që të shoh edhe për modalitet e tjera të bashkëpunimit më këtë institucion profesional e serioz ... Shpresoj se videoklipin e dytë do ta realizoj në bashkëpunim me RTV 21 dhe me këtë mendoj që të organizoj edhe promovimin e albumit tim ku do të përfshijë një mori këngësh kryesisht në shqipe... Zëri i Shqiptarit: Cila është marrëdhënia juaj me shtypin? A i lexoni gazetat? Cilat janë rubrikat që ju interesojnë? Ardian Kajtazi: Kryesisht e përcjell shtypin gjerman dhe pos temave globale më intereson se si i qasen Ballkanit dhe temave shqiptare. Pra, përcjelli më vëmendje temat nga politka, më intereson shumë dhe ekonomia... Shpesh optika e vrojtimit për shqiptarët është tepër kritike, madje ka edhe shkrime tendencioze që më nevrikosin e që më bëjnë shpesh edhe t´u dërgoj komentet e mia prej lexuesi, sidomos për ato mjete që janë të lansuara edhe online përmes internetit...Ende shikohemi si dele e zezë mes të bardhave!...Më duket se ende ka qarqe te interesuara që të lansojnë dezinfomime për shqiptarët!...Shpresoj që me kohë ne shqiptarët të marrim një pozicion të veçantë dhe aktiv në Ballkan, dhe resurset e begata që kemi duhet t´i zhvillojmë që të dëshmojmë se mund të mbajmë e zhvillojmë vetveten!... Zëri i Shqiptarit: Si është një familje artistësh? Ardian Kajtazi: Funny!... Po një familje artisësh rritet duke u marrë secili me artin e vet, dhe duke e përcjell pëlqyer e kritikuar punën e njëri-tjetrit... . Në familjen time bashkëjeton muzika me artin, letërsinë, artin e kuzhinës... Ne shqiptarët jemi humoristë të fortë, dhe qeshim edhe kur nuk e kemi as një euro ne xhep! ... Zëri i Shqiptarit: Cili është mesazhi juaj për këngëtarët e rinj? Ardian Kajtazi: Mund ta them atë që praktikoj për vete: shumë punë këmbëngulëse për ta gjetur veten si artist!...E bëj muzikën që më pëlqen mua, e jo atë që e kërkon tregu!... Komente (40)
![]()
Shkurta
said:
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
nuk e di pse mediat shqipare nuk e perkrahin ket qun! ke nje zer te zakonshem, nuk te paskam njoftur perpare rasisht ne jutub e degjove kengen tende... vazhdo shpresoj qe te shofin ma shpesh ne mediat tona... shkurta |
Adelina
said:
| Suksese , je mrekullueshem si gjithemone e ke nje ze te hatashem zerin tend eshte kanqesi ta degjoshe gjate gjithe dites .Te pershendes . |
Kiki-riki
said:
|
njeri, vetem dy sene po ti them: >zeri N° 1 >tekstet N° 1 spo flase fare per talent, imazh... vazhdo mashkull |
Labi nga Peja
said:
|
Ardian Kajtazi u lind më 1984 në Prishtinë të Kosovës, në lagjen „Kodra e diellit“ (Sunnyhill). Për shkaqe të njohura të krizës politike në Kosovë, së bashku me familjen, që nga viti 1995 emigron në Gjermani. Që në moshën e re shquajti talentin e tij për këngën dhe muzikën. Më pastaj në një atmosferë të gjallë familjare së bashku me motrën Albulenën (që njihet me emrin krijues Lena Z beat dhe Argjirën e njohur me emrin prej artisteje Gjira më vitin 2004 themelojnë shtëpinë botuese muzikore „Sunnyhill Music“ . Ju lumte Ardian dhe me motrat qe keni arritu te beni te pamunduren ne muzike. jeni shume te mire ju dua shumeeeeeeee |
Shpati
said:
|
shum mir knon ardian vetem perpara! At kangen "Why" eki HIT bone ni spot tlutna, !!! pom dhimesh si talent se ktu te na nkosove veq pedera si shpatin na qesin ... e me shum pom vjen mir qe kospress pot perkrah me kit intervist tung o mafii |
Ganija me familje nga gjermania
said:
|
Je i mrekullueshem, te deshirojm rrugetim te mbar ne karrieren e muzikes. Po ashtu edhe familjes tende i deshirojm jete te gjate e te lumture. Ju pershendes me familje. |
gimi
said:
| Spaskan ni per ty kurr, kur ke filluar o quni me kendu? Ishalla nuk je si kengetaret e tjere ne kosove qe shumicen e kengeve i vjedhin me tekste e me muzika e me krejt. |
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
said:
| te duaaaaaaa shumeeeeeeeeeee |
besa nga belgjika
said:
|
je shume i mire te dua kur do te vsih ne belgjike per te kenduar te presuummmmmmmmmmmmm |
Lulja
said:
|
Cdo dite po dalin kengetar, por siq thot nje fjale e urte popullore, kur ka shume mundesh edhe me zgjedhe. shpresoj qe te kesh suksese po ashtu duhet te jeni falenderuar per mediat qe iu bejen publike te arriturat e juaj respekt per ty dhe per kospress |
Gazi nga Peja
said:
|
Kurr nuk te paskna pa ne asnje televizion... Ne web i ndegjova disa nga keget e tua, po ashtu edhe te gjires qe e mora vesh ne interviste qe e paskeni moter. Shopresoj te iu ndegjoj edhe ne televizionet tona Tung tung tung... |
luljeta
said:
|
per here te par sot kur lexova kete interviste ne kospress ndegjova per ty i nderuari ardian kajtazi eshte mire qe te publikoheni ma shume me intervista e me klipe qe njerzit te iu njohin me shume kaloni mire te gjithe ciaooooooooooooooooo |
fllenza
said:
|
je shume i embel, ashtu si kenget e tua cdo dite i ndegjoj kenget e tua dhe i kendoj bashk me ty |
Albini nga Holanda
said:
|
Keni dhene nje mesazh te qarte per lexuesit dhe kengetaret tjer. Jeni ne nivel te duhur te arsimimit me shprehet dhe fjelet te cilat i keni dhene ne kete interviste. Te per gezoj ty dhe Kospressin. Cdo te mire, mireutakofshum ne ndonje koncert ne Holande. Jeni i miresardhur... |
Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë
said:
|
Je yll i vertet kisssssssss |
Gona nga Prishtina
said:
|
Je shume i mire, i ke kenget shume te bukura, po ashtu u knaqa se lexuari intervisten tuaj. Shpresoj qe sa ma shpjet te del edhe me albumin. Mpuqqqqqqqqqqqqqqqqqqq |
Realisti
said:
|
Ishalla e ke gjetur veten ne muzike, shpresoj te te ecen mbare puna ne kendim. Te pershendes, shume |
Besa
said:
| perfekt veq vazhdo tutje, zerin e ki edhe imazhin keshtu qe duhet pune me angazhim me te madh per te arritur edhe me shume suksese. |
vitaku
said:
|
afirmimi dhe gjetja e vetëvetes duke u bazuar në vlera kulturore është kontribut jo vetëm për vetëveten por për gjithë komunitetin shqiptar në diaspor vëtëm suksese për ardian kajtazin |
Ardi
said:
| Interviste ne nivel te larte. Duhet edhe kengetaret e rinj te mesohen se si duhet te pergjigjesh ne nje interviste, jo vetem me pergjigje amaterski. Te lumte Ardian, kenget e tua i ndegjoj ne internet, keni nje ze te mrekullueshem. |









