Berat: Shemben 5 shtëpi Shtyp
Shkruar nga KosPress   
E Enjte, 11 Mars 2010 16:26

Pesë shtëpi janë shembur të enjten në fshatin Nishevë, të Beratit. Shembjet shkaktuan dëme të mëdha materiale, por fatmirësisht pa dëme në njerëz.

Shkak i shembjeve janë reshjet e shumta të shiut të ditëve të fundit, të cilat nxitën lëvizjen e dheut.

Dhjetëra njerëz mbetën pa kulm mbi kokë, pasi shtëpitë e tyre janë të pabanueshme. Ekspertët pohuan se në këtë zonë kanë devijuar ujërat nëntokësore, të cilat e ndihmuan rrëshqitjen e dheut.

Edhe shumë shtëpi të tjera rrezikojnë të shemben, kështu që banorët kanë kërkuar që ekspertët të bëjnë studimet se a duhet të largohen nga kjo zonë.

Shpërndaje