| “Reporterët pa Kufij” dënojnë kërcënimet ndaj gazetarëve |
|
| Shkruar nga KosPress | |
| E Enjte, 11 Mars 2010 16:17 | |
|
Duke përmendur tre raste në gazetat “Koha Ditore”, “Lajm” dhe “Zëri”, organizata thotë se në Kosovë ka një valë kërcënimesh kundër shtypit. “Është e papranueshme dhe shumë shqetësuese që policia dhe autoritetet e gjyqësisë refuzojnë të veprojnë mbi bazën e ankesave të gazetarëve rreth kërcënimeve”, thotë organizata me seli në Paris. “Nëse Qeveria e Kosovës vërtet dëshiron t'i bashkëngjitet Bashkimit Evropian, ajo duhet të sigurojë respekt për të drejtën e medieve që t'i hetojnë të gjitha fushat e ekonomisë, sidomos kompanitë publike, të cilat menaxhohen dhe kontrollohen nga shtetit”, përfundon reagimi i organizatës “Reporterët pa Kufij”. |