Diaspora
- Shoqata “Ardhmëria” për të ardhmën e mirë të komunitetit shqiptar
- Turniri tradicional i futbollit në Nion
- Universiteti Popullor Shqiptar Gjenevë
- Përfunduan takime e teta Migracionit të kantonit Vaud
- Një broshurë për të favorizuar integrimin profesional të personave që kanë leje qëndrimi F
- Grupet folklorike shqiptare në kantonin Vaud
- "Nioni dhe imigracioni"
- Festa e luleve në Crissier
| Delikuenca - të rinjtë shqiptar në Zvicër në mes etiketimeve dhe realitetit |
|
|
| Shkruar nga KosPress | |||||
| E Martë, 05 Janar 2010 15:06 | |||||
|
Mungesa e të dhënave shifrore cilësore për këtë problematikë i bënë të vështira studimet e mirëfillta shkencore. 1 Kjo mungesë e informacionit lidhur me ketë temë fatkeqësisht iu jep mundësi interpretimeve të shumta, tendencioze dhe spekulative ose ka raste kur këto interpretime shfrytëzohen edhe për interesa të ndryshme politike. Në disa media zvicerane shihet tendenca e të shkruarit dhe të folurit për kriminalitetin e të huajve e në veçanti e rinisë shqiptare, apo rinisë me prejardhje nga shtetet e Ballkanit. Krejt kjo bëhet pa u bazuar në punime shkencore që bazohen në treguesit tradicional të “matjes” së kriminaliteti si, gjinia, mosha, niveli i formimit profesional e shkollor, kushtet socio-ekonomike, statusi ligjor i qëndrimit etj. Kjo mosnjohje apo mosdashje e njohjes së problematikes dhe kriminalitetit është e ushqyer nga disa media që kanë tendencë të shkruajnë e të flasin për popullsinë e huaj vetëm në shikim të termave negativë. Ky fenomen njëherit lë vend për përgjithësime rreth komunitetit shqiptar dhe si pasojë i shton pengesat e të rinjve shqiptar në integrimet socio-profesionale në shoqërinë zvicerane (për më shumë informacione shiko rezultatet e kërkimit shkencor të realizuar nga Fondi Nacional i Kërkimeve Zvicerane kur në kërkimin lidhur me prejardhjen e të rinjve dhe gjetjes së vendit të punës “ Nomen est omen: Quand s’appeler Pierre, Afrim ou Mehmet fait la différence “ Rosita Fibbi • Bülent Kaya • Etienne Piguet ) . Rezultatet tregojnë se, në pjesën gjermane të Zvicrës 59% e të rinjëve shqiptar janë të diskriminuar në gjetjen e punës apo të praktikes profesionale, duke vazhduar me pjesën frankofone me 24%. Disa media të verbuara me vetëdashje nga ndjenja kundër të huajve, shkruajnë e flasin me një gjuhë që u afrohet teorive të tejkaluara të shpjegimit të kriminalitetit. Këto media delikuencën dhe kriminalitetin e të rinjëve shqiptar , apo të rinjëve me prejardhje të huaj me vendbanim në Zvicër, mundohen ta shpjegojnë duke vënë në theks “kulturën ballkanike te dhunës”. Disa pista për të shpjeguar delikuencën I riu shqiptar në Zvicër përballet me një numër te problemeve, si të krizave te adoleshencës, suksesit në shkollë, gjetjen e vendit te punës, të krizave te identitetit, etj. Këtyre problemeve u shtohet edhe çështja e ambicieve. Përderisa te gjenerata e parë e emigrantëve shqiptarë ambiciet kanë qenë shumë modeste, ato pësojnë ndryshim të madh në ngritje te emigrantët e gjeneratës se dytë e te tretë. Teoria e Anomis të sociologut te njohur Durkhaim, mundohet t’i shpjegojë shkaqet e problemeve në shoqëri në mospërputhjet në mes te dëshirave dhe mundësive. Ne rastin tonë çështja është që të rinjtë shqiptar ne Zvicër nuk kanë më ambicie modeste, sepse për ta nuk shërbejnë më si pikë referuese shokët apo bashkëkombësit e tyre apo niveli ekonomik i viseve shqiptare, por si pikë referimi e krahasimi për këtë rini shërbejnë shokët dhe rrethi ekonomik në shkollë, në lagje, në punë e shumë sfera të jetës zvicerane. Pra, ka shumë raste kur, fakti i pasjes se dëshirave shumë të mëdha dhe mundësive shumë të vogla, për të riun shqiptar ne Zvicër paraqet probleme të mëdha dhe ndodhë që nga kjo kundërshti të ketë anashkalime të ndryshme. Po ashtu, ndodh që zgjidhjen e këtyre anashkalimeve ta kërkojnë në krijimin e të ashtuquajturave „banda“ (klika) dhe geto të të rinjëve shqiptar, dukuri kjo që e hasim shpesh në shtypin zviceran, i cili i përshkruan ato si „banda te krijuara duke u mbështetur në nderin dhe namin, që jep kinse mundësi te afirmimit dhe të rivendikimit (s’po e kuptoj, v. ime) të identitetit. Konkluzioni Kuptohet që kriminaliteti dhe delikuenca ekziston tek të rinjët shqiptar në Zvicër, kriminalitet ky dhe delikuencë që ka tendenca dhe tregues që edhe do të rritet në ardhmen. Por, në mungesë të të dhënave të sakta për të matur këtë kriminalitet, duhet me qenë i kujdesshëm për të mos dhënë konkluzione stigmatizuese. Njëherit është e rëndësishme të theksohet që kriminaliteti nuk mundet të shpjegohet me origjinën kulturore, sidomos kur tani kemi të dhëna shkencore të bazuara nga një kërkim i realizuar në Bosnje dhe Hercegovinë2, ku të dhënat tregojnë që delikuenca e të rinjve në Zvicër është tri herë më e lartë se në Bosnie dhe Hercegovinë. Këto rezultate tregojnë që dhuna nuk është fenomen që mundet të shpjegohet nëpërmes “ kulturës ballkanike” të të rinjëve. Studime dhe kërkimet objektive lidhur me kriminalitetin e të huajve duhet të bëhen pjesë e politikës zvicerane. Studimet dhe kërkimet lidhur me funksionimin e strukturave socio-demografike të emigrantëve në Zvicër do ta lehtësonin punën si të policisë, të punëtorëve social po ashtu edhe të mësimdhënësve dhe politikanëve. Kjo do mundësonte që, opinioni publik në Zvicër të kuptojë që shumica e të huajve ndajnë të njëjtat probleme dhe të njëjtat vlera me popullsinë vendase. E sa i përket rinisë shqiptare në Zvicër, rinia shqiptarë nuk ka nevojë që identitetin e saj ta ruajë përmes këtyre bandave3 , por rinia shqiptarë në Zvicër duhet që përgjigjen kundër stigmatizimit dhe të etiketimit ta gjejë në shkollë, punë, familje dhe në të gjitha masat që ndikojnë në mbylljen e rrugëve pa dalje. /Migjen Kajtazi/ Shkrim i botuar në gazetën albsuisse www.albsuisse.ch Migjen KajtaziCentre de Compétence Intégration (CCI) du canton de Vaud Responsable pour la région La Côte et Ouest lausannois En collaboration avec la Fraternité du CSP Rte de l’Etraz 20b, bureau 112 – 1260 Nyon Tél. : 022 365 61 92 Natel : 076 574 75 23 E-Mail: Kjo Adresë e Postës Elektronike është e mbrojtur nga reklamat e pa dëshirueshme.Ju duhet JavaScript e lejuar për ta shikuar atë Renens Rue de l'Avenir 6 1020 Tél: 0216351962 www.vd.ch/integration Komente (2)
![]()
FADIL DEMIRI
said:
|
|||||
|
per te rinjet shqiptar ne zvicer kan shum alternativa tjera se sa te merren me kriminalitet jane ne vendin e mundesive andaj pse mos ti shfrytezojne ato munsi ,dhuna dhe kriminaliteti jane te huaja per ne shqiptaret. |
Fitim
said:
| Krejt kto Ndodhin kur nuk kemi Shtet, e Tash Shtetin e Kemi po Shtet jon nuk po mérzitet pér ne, késhtu qé Zoti na Ndihmoft |





