| Për Ne |
|
|
| Shkruar nga KosPress | |
| E Martë, 24 Qershor 2008 10:15 | |
|
KosPress KosPress.com është Agjencion i pavarur në gjuhën shqipe, me seli në Prishtinë, i themeluar në qershor 2008, nga një grup profesionistësh me eksperiencë në fushën e mediave. Që atëherë ka pasur një përparim shumë të shpejtë dhe sukses, çka do të thotë që brenda ditës KosPress klikohet me mijëra herë. Në vazhdën e përpjekjeve për informim të shpejtë, të saktë dhe të paanshme, dhe në ballafaqimet e vazhdueshme me shërbimet dhe cilësinë e ofruara sot nga shumë media elektronike dhe të shkruara në Kosovës, konkretisht në të gjitha fushat, ne, kemi bërë përpjekje që ky Agjencion tash e tutje të këtë një adresë të saktë të referimit dhe informimit për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jashtë saj. Mbështetur në besimin se kërkesa më elementare e demokracisë është informimi objektiv i qytetarëve, atëherë Agjencioni KosPress ka marrë këtë përgjegjësi. Gjithashtu, KosPress është një burim i besueshëm për përhapjen e informacionit. Disa prej synimeve të Agjencionit KosPress janë: Plasimi i informatave dhe ideve që promovojnë vlerat dhe institucionet demokratike. Krijimi i një hapësire për zhvillimin e mendimit kritik dhe medias qytetare e të pavarur në Internet. Përmbledhja e ngjarjeve kryesore, duke përfshirë materiale nga burime të ndryshme, në një faqe të vetme. Krijimi i hapësirës publike për komente dhe analiza, për çështje jetike vendore, rajonale dhe botërore. Komentimi dhe shfaqja e gabimeve dhe influencave të interesave të ngushta të bëra shpesh nga media elektronike dhe të shkruara. Promovimi i vlerave demokratike. Po ashtu, misioni i Agjencionit KosPress është t`i kundërvihet jotolerancës etnike dhe religjioze, njëkohësisht promovon mirëkuptim ndërmjet popujve. Agjencioni KosPress, produkt kryesor ka të botojë artikuj relevantë, të hulumtuar mirë, lajme flash si dhe opinione e analiza autoritative në shumë fusha. Po ashtu, KosPress bashkëpunon me shumë partnerë të fushave të ndryshme. Ky projekt mund të duket sikur shkel të drejtat e autorit. Në të vërtetë, duke krijuar lidhje me artikujt fillestarë, dhe duke referencuar çdo pjesë që marrim prej një burimi të caktuar, besojmë se respektojmë të drejtat e autorëve, dhe gjithashtu ndikojmë në krijimin e një transparence për sa i përket medias elektronike. Stafi i Agjencionit KosPress është i dedikuar të prodhojë një Agjencion modern, ashtu që lexuesve përmes kësaj faqeje t`u sjellë përmbajtje relevante e cilësore, duke promovuar njëkohësisht një frymë të re profesionale në gazetarin elektronike. Motoja e Agjencionit KosPress është: Informim i shpejtë, i saktë dhe i paanshëm Address: Adresa: Ulpianë, Prishtinë - Kosovë 10000 Prishtinë / Kosovë |


