Forum për Trashëgimin Kulturore Shtyp Shpërndaje me Postë Elektronike
Shkruar nga KosPress   
E Mërkurë, 10 Mars 2010 18:59

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Valton Beqiri, mori pjesë takimin e shtatë të Forumit për Trashëgimi Kulturore. Në këtë takim morën pjesë edhe znj. Carole Poullec, përfaqësuese e Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian dhe Dimitris Moschopoulos, Ndërmjetësues për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Gjatë këtij forumi, përfaqësuesit e MKRS-së u prezantuan  rezultatet, angazhimet, sfidat si dhe planet për realizimin e ideve në funksion të zhvillimit të mëtutjeshëm për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin  e trashëgimisë kulturore. Po ashtu, në këtë forum u diskutua edhe për prioritetet dhe sfidat në lëmin e trashëgimisë kulturore për vitin 2010.

Fillimisht, në fjalën e tij të rastit, Ministri Beqiri, tha se në këtë forum ne do t’i paraqesim angazhimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.

Më tutje, ai tha se edhe pse një shtet i ri në hartografinë evropiane dhe botërore, Kosova është një vend me traditë të lashtë dhe me një trashëgimi të pasur kulturore e historike dhe, e cila, vazhdon të jetë pjesë integrale e mozaikut të trashëgimisë së Evropës.

Me trashëgiminë e saj të pasur materiale e shpirtërore, shtoi ai, dhe me vlerat e veçanta e, njëkohësisht, universale të kësaj trashëgimie, Kosova është plotësisht e denjë për të qenë pjesë e natyrshme e trashëgimisë së begatshme evropiane. /KosPress/



Komente (0)add comment

Komentoni
zvogëlo | zmadho

busy