| Ceremonia e 82 vjetore e çmimeve Oskar |
|
| Shkruar nga KosPress | |
| E Hënë, 08 Mars 2010 21:25 | |
|
Ky film fitoi çmimin Oscar në 6 kategori të ndryshme, mes tyre edhe kategorinë më të rëndësishme dhe prestigjoze atë të Filmit më të Mirë të vitit. Filmi The Hurt Locker shënoi gjithashtu herën e parë që një femër fiton çmimin e regjizorit më të mirë, regjizorja Kathrin Bigelou. Këngëtarja dhe aktorja Barbra Streisand njoftoi çmimin Oscar për regjizorin më të mirë, duke u shprehur se ka ardhur koha që një grua të fitojë këtë çmim. Duke pranuar çmimin, Kathrin Bigelou e cilësoi fitoren e saj si një moment të jetës. Ajo falenderoi telentet e tjera dhe ekipin realizues, madje ja dedikoi çmimin anëtarëve të ushtrisë që shërbejnë në Irak dhe Afganistan. Ajo tha se shpreson të jetë e para mes shumë grave që fitojnë çmimin më prestigjoz në Hollivud. |